Lajme
09.3.2018 13:24
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, priti delegacionin e Republikës së Austrisë kryesuar nga Udhëheqësi i Sektorit për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerim në Ministrinë Federale Austriake për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme, Klaus Velfer, dhe në përbërjen e së cilës po ashtu ishin Ambasadorët e Republikës së Austrisë në vendet e rajonit. Takimi paraqet pjesë të aktivitetit të gjerë të Austrisë për skanim të thellë të gjendjeve në Ballkanin Perëndimor, para marrjes së Kryesimit në qershor nga ana e vendit me Këshillin e BE-së.
Osmani në takim shprehu falënderim për mbështetjen e deritanishëm nga ana e Austrisë për aspiratat tona euro- atlantike dhe shprehu shpresën se gjatë kohës së Kryesimit me Këshillin e BE-së ata në mënyrë aktive do të punojnë në procesin e zgjerimit dhe me pritje se mbështetja austriake për Republikën e Maqedonisë dhe proceset e saja euro- atlantike do të vazhdojë me tempo të përshpejtuar, e cila në fund do të kurorëzohet edhe me negociata për anëtarësim në BE. “Nëse Kryesimi i Bulgarisë me Këshillin e Evropës për ne paraqet një lloj trampoline për kthimin e vendit në binare evropiane, synimi ynë është që gjatë Kryesimit të Austrisë të fillojmë negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”- theksoi Osmani.
Në këtë kontekst Osmani iu referua edhe përmbajtjes së mesazheve në Strategji të Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025 duke theksuar se Komisioni dërgoi mesazhe të qarta se Maqedonia duhet të pres rekomandim të pastër për fillimin e negociatave me raportin e ardhshëm, në përputhje me shmangien e pengesave politike, dhe vendim nga Këshilli i BE-së për fillimin e negociatave. “Morëm mesazhe jashtëzakonisht të rëndësishme nga ana e Komisionit Evropian, me të cilat valorizohet progresi i deritanishëm në implementimin e reformave dhe përgatitja e vendit për progres në integrimet evropiane, por edhe shans për t’u përfshirë dinamikës 2025 të Komisionit Evropian” theksoi Osmani.