Lajme
06.3.2018 11:57
Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane Zëvendëskryetari i Qeverisë, Bujar Osmani, mbajti takim me deputetin nga radhët e të Gjelbërve në Bundestagun gjerman, Manuel Saracin, i cili gjithashtu është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme, si dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane.
Osmani shprehu kënaqësinë nga progresi i realizimit të marrëveshjes për koalicionin e ri të gjerë qeveritar në Gjermani, duke shprehur shpresën se impulsi dhe mbështetja e re pozitive për procesin e zgjerimit në mënyrë të barabartë do të reflektohen edhe në përbërjen e re si deri më tani. “Stabiliteti politik i Gjermanisë është parakusht i rëndësishëm për një Evropë të prosperuar dhe të bashkuar, dhe njëkohësisht paraqet edhe nxitje bazë për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor” theksoi Osmani.
Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani bashkëbiseduesit të tij ia shpalosi përshtypjet nga vizita e suksesshme në gjermani ku delegacioni i lartë qeveritar i Republikës së Maqedonisë realizoi takime të rëndësishme me kreun e lartë shtetëror në Gjermani, mes të cilave dhe me Kancelaren Merkel dhe me Presidentin Shtajnmajer. “Duke e pasur parasysh mbështetjen politike, si dhe mbështetjen financiare dhe zhvillimore të Maqedonisë, Gjermaninë e konsiderojmë si vend mik dhe partner i vendit me mbështetje të madhe për aspiratat tona evropiane dhe euro-atlantike, e cila edhe personalisht u konfirmua nga ana e Kancelares Merkel, si dhe nga Presidenti Shtajnmajer”- theksoi Osmani, duke shprehur falënderime Gjermanisë edhe për rolin aktiv të saj në mbajtjen e procesit të zgjerimit lartë në agjendën e Bashkimit Evropian, në veçanti përmes iniciativës së “Procesit të Berlinit”.
Në kontekstin e mesazheve që i përmban Strategjia e komisionit Evropian për Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025 Osmani nënvizoi se e njëjta jo vetëm që paraqet një dokumentet kyç me të cilën do të përforcohet orientimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe me saktësi valorizon edhe progresin e fundit të Republikës së Maqedonisë me të cilën hapet mundësi historike për kthimin e Republikës së Maqedonisë në binare evropiane dhe bashkimin e saj drejt dinamikës së zgjerimit 2025.