Lajme
31.1.2018 16:59
Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Sibil Suter Teada, Ambasadore e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë.
Në takim u diskutuan tema për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, procesi euro- integrues i Republikës së Maqedonisë, në veçanti në drejtim të pritjeve në prag të Strategjisë për Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor të Komisionit Evropian.
Lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve, Zëvendëskryeministri Osmani shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Zvicrës për Republikën e Maqedonisë, si dhe për mbështetjen politike, për perspektivat evropiane të vendit, por edhe si një ndër donatorët më të rëndësishëm, mbështetja e vazhdueshme bilaterale e cila daton që nga viti 1922. Osmani theksoi se është e rëndësisë së veçantë që Maqedonia mbetet mes vendeve prioritare për marrjen e ndihmës zvicerane dhe shprehu shpresën se, në përputhje me marrëdhëniet e mira të ndërsjella, mbështetja do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “ Strategjia e re e Qeverisë Zvicerane për Maqedoninë për periudhën 2017-2020, paraqet vlerë shtesë të procesit reformues sepse parasheh mbështetje në shume sfera tjera të rëndësishme, si që janë demokracia, punësimi, zhvillimi ekonomik, infrastruktura dhe mjedisi jetësor” – theksoi Osmani.
Osmani shtoi se ky takim realizohet në një moment të progresit të Republikës së Maqedonisë në integrimet evropiane, disa ditë përpara nga publikimi i Strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe shtoi se jo vetëm Maqedonisë, por edhe vendet e rajonit, kanë pritje të mëdha nga Strategjia për zgjerim të Komisionit Evropian, që flet për optimizmin e zgjeruar evropian në Ballkan. Në këtë drejtim Osmani potencoi se viti 2018 është vit optimist për gjithë rajonin, si në pikëpamje të tejkalimit të sfidave të ndërsjella, ashtu edhe lidhur me pritjet për vendime të rëndësishme për rajonin, që duhet të sillen nga ana e trupave të Bashkimit Evropian, në drejtim të procesit të zgjerimit.