Lajme
Takim i realizuar mes ZKQRM Ademit dhe organizatat joqeveritare të shpërblyera për integrimin e Romëve
05.4.2017 14:50
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Dr. Arbër Ademi
sot realizoi takim me dy organizata joqeveritare rome të shpërblyera nga ana e
Komisionit Evropian në kuadër të thirrjes për shpërblimin e Dytë për integrimin
e Romëve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Republika e Turqisë.
Në kuadër të thirrjes së Komisionit Evropian për shpërblimin e Dytë për
integrimin e Romëve, çmimi i parë në Republikën e Maqedonisë i takoi
organizatës joqeveritare Qendra e resurseve të Romëve, për projektin ‘’Mbështetja
tutoriale e nxënësve Rom që mësojnë në arsimin fillor në Republikën e Maqedonisë’’,
ndërkaq çmimi i dytë, Eurokomisioneri Han ia ndau asociacionit të rinjve
rajonal Rom për projektin ‘’ Sida nuk
din diskriminim mbroje veten!’’.
Në takim, Zëvendëskryeministri Ademi, në emër të Qeverisë së Republikës së
Maqedonisë ua uroi çmimet e fituara lidhur me zbatimin e projekteve për
përfshirjen dhe integrimin e fëmijëve dhe të rinjve rom.
Qeveria mbetet e përkushtuar në angazhimet për mbrojtjen dhe avancimin e të
drejtave të Romëve, duke pasur parasysh margjinalizimin dhe paragjykimet jo vetëm
si problem në komunitetin rom, por edhe para se gjithash si kërcënime të drejtë
për drejta për demokracinë dhe vlerave themelore mbi të cilat është i ndërtuar
sistemi i përgjithshëm për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut’’,
theksoi Ademi.
Në takim u përsërit se SÇE mbetet e hapur për bashkëpunim me sektorin civil
për mbështetjen e gjitha aktiviteteve që janë të rëndësishme për procesin e
integrimit evropian. Gjithashtu u theksua edhe mundësia për mbështetje mes IPA
fondeve.
‘’Mbetet për të gjithë ne së bashku edhe në periudhën e ardhshme në
agjendë të vendosim implementimin e gjendjes së Romëve gjatë programimin të
ndihmës së huaj duke marrë parasysh domethënien e integrimit dhe kyçjen e
komuniteteve etnike si çështje e rëndësishme për integrimin tonë evropian’’,
potencoi Ademi.
Shpërblimet iu referohen kontributit dhe punës së shoqërisë civile në
mbështetje të përfshirjes sociale të Romëve në vendet e Ballkanit Perëndimor
dhe Republikës së Turqisë.
Çdo ndërhyrje dhe keqpërdorim i faqes në internet të SÇE-së dënohet sipas Nenit 251 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë Veriore.
© 2024 SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Të gjitha të drejtat e rezervuara.