Lajme
Gazetarë nga mediat udhëheqëse evropiane në takim me Zëvendëskryeministrin Ademi
04.4.2017 14:25
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për
Çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi sot realizoi takim me grup gazetarësh nga
disa vende anëtare të BE-së në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane.
Zëvendëskryeministri i njoftoi gazetarët me procesin e përgjithshëm të
aderimit të Republikës së Maqedonisë, por iu referua edhe marrëdhënieve të
vendit me Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ynë e para në rajon filloi
procesin euro-integrues para më shumë se 20 viteve e cila rezultoi me ndryshime
të thella në sistemin politik dhe mjedisin ekonomik. Ai gjithashtu theksoi se
Maqedonia është vend kandidat tani më 13 vite, me 8 rekomandime të
njëpasnjëshme nga ana e Komisionit Evropian deri tek Këshilli i BE-së për
fillimin e bisedimeve për aderim.
"Që nga pavarësia Maqedonia është përkushtuar në përcaktimin strategjik
për integrimin euro-atlantik. Mbështetje nga më shumë se 70% e popullsisë, për
ne politikanët paraqet detyrim të vazhdojmë me përkushtim të punojmë për rrugën
tonë drejt BE-së’’ theksoi Ademi.
Zëvendëskryeministri gjithashtu iu referua edhe gjendjes aktuale politike
në vend duke theksuar se pavarësisht nga turbulencat politike vendi ende
meriton nisjen e bisedimeve për aderim me qëllim që të mbaj fokusin dhe të
sigurohet progresi i mëtutjeshëm i reformave në fushat kyçe. Vizitat e fundit të
presidentit Tusk, përfaqësueses së lartë Mogerini dhe komisionerit Han janë
sinjal pozitiv për perspektivën tonë Evropiane, por edhe me drejtim të qartë
për dalje demokratike nga kriza. Që Maqedonia të vazhdojë rrugën Evropiane,
nevojitet vendim i Këshillit për fillimin e bisedimeve me qëllim që vendi ynë
të ecë përpara.
"Ne jemi të vetëdijshëm se BE-ja aktualisht ballafaqohet me shumë sfida, ndoshta
duhet të kemi parasysh integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor e cila mund
të kontribuojë drejt menaxhimit të të njëjtave. Dëshmi për te është rroli i
Maqedonisë gjatë krizës së migrantëve në veçanti pas mbylljes së të
ashtuquajturës ruta e Ballkanit Perëndimor me të cilën vërtetuam se mundemi të
ju përgjigjemi në pritjet e partnerëve tanë’’
Vizita e gazetarëve që vinë nga mediat udhëheqëse evropiane është praktikë
e rregullt nën organizimin e Drejtorisë për zgjerim të BE-së, ndërkaq përveç
Republikës së Maqedonisë, vizitojnë edhe vende me shumë vende të rajonit
Çdo ndërhyrje dhe keqpërdorim i faqes në internet të SÇE-së dënohet sipas Nenit 251 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë Veriore.
© 2024 SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Të gjitha të drejtat e rezervuara.