Blazheska në forumin ’’Perspektiva Evropiane për zhvillim lokal’’
30.3.2017 11:25
Sekretarja shtetërore Ana
Blazheska kishte fjalën e saj para të pranishmëve në kuadër të Forumit treditor
(29-31 mars) ‘’ Perspektivat Evropiane për zhvillim lokal’’ e cila u realizua
në Manastir, nën organizimin e Asociacionit Evropian për demokraci lokale (ALDA).
Më shume se 70 përfaqësuesve të
pranishëm nga ministritë, komunat, qendra për zhvillim rajonal dhe shoqëri
civile Blazheska në fjalën e saj lidhi procesin e integrimit evropian dhe
shfrytëzimin e fondeve evropiane me fokus të veçantë në rolin e vetëqeverisjes
lokale.
Në forum përveç se u
realizuan trajnime, sesione informative, punëtori dhe debate, mes tjerash në
kuadër të sesionit të parë u prezantuan edhe
rezultate nga hulumtimi Shfrytëzimi i fondeve Evropiane në Republikën e
Maqedonisë e cila është kryer në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje
Evropiane dhe Asociacionin Evropian për vetëqeverisje lokale – ALDA.
Gjatë këtij hulumtimi, Balzheska
theksoi, se ka arritur në disa gjetje të cilat e gëzojnë, ku mes tjerash ekziston
vetëdija e komunave lidhur me rrolin e tyre në procesin aderues drejt Bashkimit
Evropian dhe kyçja e tyre aktive në mënyrë koordinatave dhe strukturore.