Sot u realizua
takimi i dymbëdhjetë i Komitetit monitorues sektorial për ndihmë tranzicionale
dhe përforcimin institucional, në kuadër të instrumentit për ndihmë
paraaderuese (IPA), dhe takimi i dytë i IPA komitetit monitorues, në hapësirat
e Klubit të deputetëve.
Dy takimet i udhëhiqi
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për
Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi dhe shefi i njësisë për zgjerim në
Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, z. Nikola
Bertolini.
Në takimet morën
përfaqësues nga struktura e DIS, përfaqësues të trupit të auditimit për IPA, IPA struktura
operative, përfaqësues të Delegacionit të BE-së, NIPAK Sekretariati, shoqëritë
civile dhe përfaqësues nga UNDP.
Në takimet u
diskutuan progresi i projekteve në kuadër të Komponentës 1 dhe gjendja aktuale
lidhur me IPA 1 dhe IPA 2.