Studentët e Fakulteti Ekonomik për vizitë në Sekretariatin për Çështje Evropiane
22.3.2017 14:28
Sekretariati për
Çështje Evropiane sot ishte nikoqir i grupit të studentëve nga Fakulteti
Ekonomik në Universitetin ‘’ Shën Kirili dhe Metodi’’ në Shkup.
Ligjërata u
organizua nga ana e përfaqësuesve të sektorit të integrimeve, ku u përfshinë çështjet
kyçe në fushën e lëvizjes së lirë të punëtorëve, tregu i vetëm evropian dhe
unioni doganor i BE-së, referim të përgjithshëm të marrëdhënieve me BE-në si
dhe referim i shkurtër për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim të
Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian.
Studentët kishin
mundësi të kyçen në mënyrë interaktive në ligjërate dhe të parashtrojnë pyetje
si dhe të japin mendimet dhe komentet e tyre lidhur me temat.
Ligjërata u realizua në kuadër të bashkëpunimit të
Sekretariatit me institucionet e larta arsimore dhe gjithepërfshirjen e të
rinjve në procesin e integrimit Evropian.