Sekretariati për Çështje Evropiane nikoqir e ligjëratave për studentët e Kolegjit Amerikan
20.3.2017 13:35
Sot, 20 mars 2017, në Sekretariatin për Çështje Evropiane u realizuan
ligjërata për studentët e Kolegjit Amerikan në temë: ‘’Procesi i integrimit të
Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian’’. Ligjëratën e hapi Dragan
Tilev, Këshilltar Shtetëror për politikë dhe koordinim evropian në Sekretariat.
Ndërkaq ligjëroi Aleksandar Zafiroski nga njësia çër çështje
ekonomikë-financiare, doganë dhe tatime. Gjatë ligjëratave u përfshinë shumë
fusha dhe çështje në interes të studentëve, mes të cilave më domethënëse ishin
funksionimi dhe struktura e Sekretariatit për Çështje Evropiane në lidhje me
procesin euro-integrues, komunikimin dhe koordinimin me Komisionin Evropian, ku
iu referuan edhe kritereve Ekonomike dhe politikave makroekonomike në procesin
e integrimit Evropian, studentët kishin mundësi të kyçen në mënyrë interaktive në ligjërata me
pyetje personale dhe komente lidhur me temat e përfshira.
Kjo ngjarje paraqet vazhdimësinë e praktikës së Sekretariatit për
bashkëpunim me institucionet e larta arsimore dhe gjithëpërfshirjen e të rinjve
në procesin e integrimit Evropian.