Lajme
Projekti përfundimtar në Delegacionin e BE-së, me profesionistët e gjeneratës së re nga Ballkani Perëndimor
16.3.2017 13:19
Në kuadër të
projektit ‘’ Skema e BE-së për profesionistët e rinj nga Ballkani Perëndimor’’ sot në Delegacionin e BE-së në Shkup, u
realizua ngjarja përfundimtare e pjesës praktike të cilën e kryen nëpunësit e
rinj shtetëror nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe
Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova) në mbështetje të Këshillit
Britanik.
Këshilltari shtetëror
në Sekretariatin për Çështje Evropiane Dragan Tilev, theksoi mbështetjen e
fortë për projektin me participim aktiv nga ana e administratës së Maqedonisë, me
shpresë se cikli i këtyre trajnimeve do të vazhdojë edhe më tej. Ai potencoi se
për reforma evropiane të suksesshme dhe të qëndrueshme, e nevojshme është masa
kritike e kualiteteve, profesionist komponent, që do të garantojë se procesi
reformues është zbatuar dhe është i qëndrueshëm.
Duke pasur parasysh
se grupi nga pesë profesionistë të cilët gjenden në Maqedoni punojnë në temë:
Mediumet dhe shoqëritë civile’’, kishin mundësi të njoftohen me rolin e mediave
dhe shoqërive civile në procesin euro-integrues të BE –së në Maqedoni mes
takimeve me përfaqësues nga më shumë institucione shtetërore (SÇE, Sekretariati
i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministria e Shoqërisë
Informative, Ministria e Drejtësisë) Delegacioni i BE-së në Shkup si dhe
përfaqësues nga një numër i madh i shoqërive civile, shoqatat dhe asociacioni i
gazetarëve.
Sekretariati për
Çështje Evropiane dhe Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverinë së Republikës së Maqedonisë janë
institucione nikoqire në kuadër të këtij projekti e cila financohet nga ana e Bashkimit
Evropian.
Çdo ndërhyrje dhe keqpërdorim i faqes në internet të SÇE-së dënohet sipas Nenit 251 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë Veriore.
© 2024 SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Të gjitha të drejtat e rezervuara.