Lajme
24.2.2017 15:05
Sot grupi i administratorëve të rinj nga Ministria e Arsimit dhe Ministria Punëve
të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, realizuan vizitë në Sekretariatin për
Çështje Evropiane.
Grupi u pranua nga ana e Këshilltarit shtetëror për politikë dhe koordinim
evropian, z. Dragan Tilev me bashkëpunëtorët e SÇE-së. Gjatë takimit ata u
njoftuan me strukturën, kompetencat dhe aktivitetet aktuale të Sekretariatit
për Çështje Evropiane, si dhe me statusin dhe perspektivat e procesit euro-
atlantik të vendit. Gjithashtu u potencuan edhe marrëdhëniet e shkëlqyera
tradicionale mes Mbretërisë së Holandës dhe Maqedonisë, si dhe ndihma e
vazhdueshme financiare dhe teknike të cilën e pranojmë nga ky vend.
Me këtë takim kontribuojmë në avancimin e mirëkuptimit të ndërsjellë të politikave, ekonomisë dhe gjendjes kulturore në Holandë dhe Maqedoni.