Lajme
14.2.2017 13:03
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje Evropiane, Arbër Ademi sot në hapësirat e Ministrisë së Punëve të jashtme kishte fjalën e tij në takimin plenar të ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në takim, krahas ministrave të jashtëm dhe atyre të energjetikës nga vendet e Ballkanit si pjesë e Procesit të Berlinit, morën pjesë edhe Eurokomisioneri për zgjerim dhe politikë fqinjësore, z. Johanes Han, nënsekretari shtetëror për Punë të Jashtme të Italisë, z. Vinçenco Amendola dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal, z. Goran Svilanoviq.