Lajme
10.2.2017 13:31
Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt manifestim me rastin e donacionit të automjeteve nga ana e Eurokomisionerit Johanes Han, si mbështetje për institucionet tona të cilat ishin të angazhuara në menaxhimin me krizën e migrantëve, të cilat janë furnizuar përmes fondeve të Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi në fjalën e tij theksoi se që nga fillimi i krizës së migrantëve Bashkimi Evropian dhe vendeta anëtare vazhdimisht kanë ndihmuar përpjekjet tona për parandalimin e lëvizjeve të paligjshme të migrantëve.
Kriza na tregoi se ky rajon duhet që sa më shpejtë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe sistemit të tij të sigurimit, sepse përpjekjet e përbashkëta dhe bashkëpunimi janë përgjigje për të gjitha sfidat theksoi Ademi.
Në fund Zëvendëskryeministri Ademi shprehu falënderim për Delegacionin e BE-së për mbështetjen dhe ndihmën aktive gjatë planifikimit dhe realizimit të ndihmave të parapara për menaxhimin me pasojat nga kriza e migrantëve, dhe pritje se kjo qasje do të reflektohet edhe në masat tjera.
Eurokomisioneri Han me këtë manifestim përmbylli vizitën e tij në Republikën e Maqedonisë.