Lajme
01.2.2017 13:09
Drejtori i NP Gazeta zyrtare e RM-së, Luka Krzhaloski dhe Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Ana Blazheska nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me qëllim të shkëmbimit të ndërsjellë të ligjeve dhe akteve nënligjore të Republikës së Maqedonisë, dhe shkëmbim të legjislacionit primar dhe sekondar të Bashkimit Evropian, në gjuhën maqedonase dhe gjuhë angleze.
Me nënshkrimin e Memorandumit dy palët kanë mundësi të avancojnë misionin themelor – sigurimin e resurseve relative dhe informatave deri tek qytetarët.
Për Ndërmarrjen Publike Gazeta Zyrtare e RM-së, ky është një hap i rëndësishëm për arsye se formohet qarku i cili deri më tani mungonte në ofrimin e shërbimeve tona. Bashkëpunimi i cili për herë të parë realizohet me Sekretariatin për Çështje Evropiane, hap mundësi për gjithë qytetarët, ekspertëve publik, ndërmarrësit dhe personat juridik, të cilët kanë apo do të kenë nevojë të lexojnë ligje ose akte nënligjore nga legjislacioni nacional me përkthim anglisht, si dhe të kenë njohuri në legjislacionin e Bashkimit Evropian, të ju dalim ballë me vendosjen e këtij shërbimi të ri në bazën elektronike të rregulloreve të tyre, tha drejtori Krzhaloski.
Sekretarja shtetërore Ana Blazheska shprehu kënaqësinë e saj nga bashkëpunimi i arritur me NP Gazeta Zyrtare. “Për SÇE-në ky Memorandum paraqet kanal shtesë mes të cilit publiku do të informohet për BE-në dhe më mirë do ti shfrytëzojë materialet të cilat i përpunojmë gjatë procesit aderues – ku janë të parapara direktivat dhe rregulloret e rishikuara gjuhësore të BE-së, por edhe ligjet e Maqedonisë me të cilat transponohet legjislacion i caktuar i BE-së përkthyer në gjuhën angleze. Besojmë se kjo do të jetë në interes para se gjithash publikut profesional dhe akademik, por edhe gjithë qytetarëve të cilët në kontekste të ndryshme do të kenë qasje me politikat dhe të drejtën evropiane”, theksoi Blazheska.
Qasja deri te tekstet me përkthim në gjuhën angleze dhe legjislacioni i BE-së, të publikuara në bazë elektronike të rregulloreve të NP Gazeta Zyrtare e RM-së, mund të pritet nga java e ardhshme.