Lajme
26.1.2017 09:48
Sot në hapësirat e SÇE-së u realizua Komiteti I parë drejtues i tuining light "Mbështetje shtesë për përforcimin e kapaciteteve të BE-së dhe IPA-s për Qendrën e Trajnimit të Sekretariatit për Çështje Evropiane."
Projekti u financua nga Bashkimi Evropian përmes IPA TAIB 2012 me shumën prej 250.000 euro me plan të realizimit deri në mes të vitit 2017. Tuining partner i këtij projekti është Republika Federale e Gjermanisë.
Në Komitetin e parë Drejtues të pranishmëve iu referua Sekretarja shtetërore e Sekretariatit për Çështje Evropiane z-nj Ana Blazheska.
Para pjesëmarrësve fjalën e saj kishte edhe z-nj Daniela Hajd. Udhëheqëse e projektit nga Republika Federale e Gjermanisë e cila prezantoi aktivitetet e deritanishme dhe rezultatet e arritura të realizuara përmes shkëmbimit të përvojave me ekspertë nga Gjermania, Rumania, Letonia, Bullgaria dhe Kroacia në periudhën tetor-dhjetor të vitit 2016.