Lajme
24.1.2017 09:37
Gjatë takimit joformal të Ministrave dhe Sekretarëve Shtetëror për Çështje Evropiane ei cili u realizua në Valetë të Maltës, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, realizoi takime bilaterale me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Republikës së Kroacisë, Davor Ivo Shtir dhe me Zëvendësministrin për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë, Mati Masikas.
Gjatë takimeve, Ademi iu referua gjendjes politike në vend pas zbatimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku edhe theksoi se po vazhdojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re.
“Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti kyç strategjik i vendit dhe prandajQeveria e re ka për detyrë tërësisht ta zbatojë Marrëveshjen Politike dhe t’i përkushtohet zbatimit të reformave të cilat janë tëtheksuara në Reformat Urgjente Prioritare, e në veçanti në pjesën e sundimit të ligjit, gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit, ndjekjes së komunikimeve, reformave në administratën publike, dhe mediat” theksoi Ademi.
Gjithashtu do të duhet të punohet edhe në zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si themel për avancimin e mëtejmë te marrëdhënieve ndëretnike në vend, avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zgjedhjen e çështjeve të hapura fqinjësore. Në takim me ministrin Shtir, u theksua mbështetja e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e Kroacisë ndaj Maqedonisë dhe u theksua bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve në veçanti në pjesën e eurointegrimeve.
Numri i madh i aktiviteteve të përbashkëta të realizuara për këmbim të përvojave, është i një rëndësie tejet të veçantë për administratën tonë, në pjesën e koordinimit të procesit të eurointegrimeve dhe harmonizimit të legjislacionit nacional me të drejtën e BE-së. Në takim u diskutuan edhe për temat rajonale të interesit të përbashkët.
Në takim me zëvendësministrin Masikas, u theksua se është me rëndësi të veçantë të vendoset bashkëpunim më i thellë dhe të sigurohet mbështetje më e madhe nga trupat e BE-së për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, duke pasur parasysh se Estonia do ta merr kryesimin me BE-në në gjysmën e dytë të viti 2017.
Gjatë takimeve, bashkëbiseduesit u dakorduan se përkundër sfidave me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian, politika e zgjerimit duhet të mbetet në agjendën e BE-së, për të cilën Ademi theksoi se është veçanërisht e rëndësishme që të vazhdojë mbështetja nga të dy vendet për aderimin e Maqedonisë dhe vendeve tjera të rajonit në këtë proces.