Lajme
18.1.2017 16:23
Sekretarja shtetërore Ana
Blazheska realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Francës z. Sh.T.
Kristian Timonie
Në takim, bashkëbiseduesit
dhënë një pasqyrim rreth ngjarjeve aktuale për të dy vendet si dhe iu referuan
gjendjes në rajon dhe më gjerë
Në fokus të bisedimeve ishin
marrëdhëniet bilaterale, ku Ambasadori konfirmoi angazhimin për mbajtjen e
nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Gjithashtu u diskutua edhe
për ekspertizën të cilën Sekretariati për Çështje Evropiane e fiton nga
Republika e Francës dhe u definuan propozime për përmirësimin e mëtutjeshëm të
kushteve për dorëzimin dhe shfrytëzimin e ndihmës së ofruar lidhur me këtë
lëmi.
Sekretarja shtetërore shprehu
kënaqësinë e saj lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi se vëmendje
të posaçme duhet kushtuar dukshmërisë së bashkëpunimit të realizuar, para se
gjithash në kuadër të shfrytëzimit të fondeve evropiane. Janë realizuar dy
video materiale me qëllim të promovimit të IPA fondeve dhe programit Erasmus+. Këto
video materiale për të gjithë të interesuarit mund ti ndiqni në linqet më
poshtë:
https://www.youtube.com/watch?list=PLyImywvbyCatLk_uV40dHoA8aX7Rklfa1&v=YeZg7Gk0Vug
Në fund të takimit bashkëbiseduesit
konfirmuan angazhimin e tyre për përmirësimin dhe thellimin e bashkëpunimit.