Lajme
13.1.2017 12:21
Sekretariati për Çështje Evropiane më 21.12.2016, realizoi takim të nivelit të dytë të Komitetit Nacional
të Investimeve (KNI). Në takim fjalim mbajtën Sekretarja shtetërore z. Ana Blazheska
dhe nga ana e Ministrisë së Transportit
dhe Lidhjeve dhe të ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore u prezantuan projekt-propozimet
grand në kuadër të thirrjes së dytë për granatet
investuese përmes Kornizës Investuese për vendet e Ballkanit perëndimor 2016 (WBIF 2016):
Ndërtimi i linjës hekurudhore Korridori 8 faza e 2 , Punët ndërtimore seksioni Belakovce - Kriva Pallankë (34km).
Ndërtimi i fazës së parë të autostradës Gostivar-Kërçovë (Bukojçani-Kërçovë
- 13 km)
Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrugës Kriva Pallankë - kalimi kufitar Deve
Bair (13 km)
Në Takimin e punës morën pjesë përfaqësues
nga Delegacioni i Bashkimit Evropian,
institucioneve financiare ndërkombëtare, partnerë bilateral dhe komuniteti i
donatorëve me mision të përhershëm në Republikën e Maqedonisë.
Komiteti Nacional për Investime (KNI) është organ këshillimor në të cilën
në mënyrë transparente diskutohet për projektet strategjike infrastrukturore, me
qëllim që nëpërmjet shkëmbimeve të mendimeve në mënyrë eksperte nga ana e përfaqësuesve të Maqedonisë dhe institucioneve
ndërkombëtare të arrihet koordinim më i
madh i të gjitha palëve të interesuara për financimin e projekteve investuese
në sektorët e transportit, energjisë, sociales dhe mjedisit jetësor, propozim-projektet janë pjesë e një liste të vetme të projekteve e
cila përbëhet nga 120 projekte të infrastrukturës.