Lajme
Taeks punëtori kushtuar zhvillimit politik për mbajtjen e strukturës nacionale të IPA-s
10.1.2017 15:05
Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u
realizua Taeks punëtoria kushtuar zhvillimit politik për mbajtjen e strukturës
nacionale të IPA-s.
Hapjen e punëtorisë e realizoi Sekretarja
Shtetërore për Çështje Evropiane, Ana Bllazheska.
Në punëtori pjesëmarrës ishin
përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Ministria e Financave,
trupi i Auditimit të IPA-s, Agjencioni Nacional për programe arsimore evropiane
dhe lëvizshmëri, Agjencioni për mbështetje finansiare në bujqësi dhe zhvillim
rural, ndërkaq para të pranishmëve Bllazheska prezantoi z-nj. Dobrina Krasteva
dhe z. Radoslav Milanov të cilët morën pjesë në përgatitjen e konceptit për
zbatimin e politikës për mbajtjen e të punësuarve, duke iu rikujtuar në
misionet e ekspertëve të përbashkët që u realizua në nëntor dhe dhjetor vitin e
kaluar.
“Motivi kryesor i mbajtjes së kësaj punëtorie është
përmirësimi i kapaciteteve të IPA strukturës me qëllim të shfrytëzimit më
efikas të IPA fondeve, por edhe pushteti nacional të mundësoj zhvillimin e
politikës për mbajtjen e të punësuarve në strukturën IPA”, theksoi Bllazheska. Ajo
shtoi se ideja jonë është shpërndarja e konceptit që vumë në letër dhe të
diskutojmë për mënyrën me të cilën do të arrimë funksionalizimin e konceptit.
Qëllimi i punëtorisë ishte të finalizohet modeli
i politikës për mbajtjen e të punësuarve e cila aplikohet edhe në njësitë
administrative të fondeve të BE-së. Ky model u zhvillua nga ana e Sekretariatit
për Çështje Evropiane në bashkëpunim me Këshillin e ministrave të Bulgarisë, ku
shfrytëzues janë Ministria e Financave dhe Ministria e Shoqërisë Informatike
dhe Administratë.
Çdo ndërhyrje dhe keqpërdorim i faqes në internet të SÇE-së dënohet sipas Nenit 251 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë Veriore.
© 2024 SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Të gjitha të drejtat e rezervuara.