Lajme
16.12.2016 09:47
Sekretari shtetëror Blazheska po qëndron për vizitë pune
në SHBA me ftesë të Departamentit të Shtetit Amerikan. Vizita po realizohet në
kuadër të iniciativës Gratë- Udhëheqëse për Paqe dhe Siguri ku Blazheska
realizoi takime te shumta me përfaqësues të institucioneve amerikane, organizatave
ndërkombëtare, grupe ekspertësh si dhe shoqëri civile.
Në Uashington u
takua me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetin për Marrëdhënie
të Jashtme të Senatit mori pjesë në panel diskutime me përfaqësues të këshillit
Atlantik, Instituti për Siguri Gjithëpërfshirëse dhe Instituti për Paqe.
Në Nju Jork, Blazheska realizoi vizitë të organizatës së
Kombeve të Bashkuara, ku mori pjesë në një panel diskutimi mbi Rezolutën 1325
të Këshillit të Sigurimit - Gratë, Paqja dhe Siguria, u takua edhe me drejtorin
e Komisionit Botëror për gratë dhe
fëmijët refugjatë, Sara Costa.
Blazheska vazhdoi vizitën në San Diego, ku tema kryesore
e takimeve ishte lëvizjet migratëve. Në këtë kontekst, Sekretarja vizitoi
kufirin SHBA-Meksikë, ku u njoftua me metodat për të luftuar migracionin e
paligjshëm dhe aktivitetet kriminale që lidhen me lëvizjet e migratntëve.
Blazheska realizoi takim me shefin e policisë së San
Diegos, Shelley Zimmerman, dhe me drejtorin e Institutit Trans-Kufitar pranë Universitetit të San Diegos, Everad Mead.
Blazheska vizitën e përfundoi me një vizitë në Mineapolis, ku u
takua me senatorin Den Shawn dhe kishte mundësi për ta njoftuar me proceset e integrimit të migrantëve,
refugjatëve dhe grupeve të tjera të cenueshme në shoqërinë amerikane.