Lajme
23.11.2016 09:40
Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u realizua prezantim në temë ‘’Hyrje në procesin e integrimit evropian dhe përgatitja e versionit nacional të së drejtës së bashkimit Evropian’’.
Prezantimin e hapi Z-nja Ana Blazheska, Sekretarja shtetërore për Çështje Evropiane, e cila përshëndeti studentët e Fakultetit Filologjik "Bllazhe Koneski" dhe shpjegoi se qëllimi i prezantimit është që të njoftohen studentët me sektorin e përkthimit dhe interpretimin e punës së Sekretariatit për Çështje Evropiane, veçanërisht me procesin e zhvillimit të versionit nacional të së drejtës së Bashkimit Evropian.
Përmes kësaj ngjarjeje, studentët kishin mundësi, nga afër të njihen me mënyrën e punës të sektorit për përgatitjen e versionit nacional të acquis communautaire, hapat në procesin e përkthimit, revizionin gjuhësor dhe terminologjinë, si dhe sfidat që dalin nga funksioni koordinues i sektorit të integrimeve, gjatë harmonizimit të punës të organeve administrative shtetërore, si dhe organeve dhe institucioneve tjera për përgatitjen e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.