Lajme
21.11.2016 18:43
Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u realizua takimi i parë i TAEX misionit të ekspertëve me qëllim të zhvillimit të politikës së mbajtjes së stafit të IPA strukturës nacionale.
Takimin e udhëhoqi sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane z-nja Ana Blazheska, ku ajo informoi ekspertët për gjendjen aktuale dhe rrjedhjen e stafit të IPA strukturës dhe gjithashtu theksoi se është e rëndësisë së veçantë zhvillimi i politikës për mbajtjen e stafit me të cilën në nivel nacional do të ritet apsorpcioni i mjeteve IPA.
Ekspertët e misionit TAEX nga Republika e Bullgarisë që ishin prezent në takim, z-nja Dobrina Krasteva, udhëheqëse e njësisë Qendrore për koordinim dhe z. Radoslav Milanov nga departamenti për modernizim të Drejtorisë për administratë theksuan se do të shfrytëzojnë përvojën e tyre nga vendi i tyre, duke marrë parasysh legjislacionin nacional të Republikës së Maqedonisë dhe do të përgatisin draft version të politikës për mbajtjen e kuadrove në strukturën nacionale të IPA-s ku do të parashihen mënyrat për motivimin dhe shpërblimin e punëtorëve në strukturën operative të IPA-s, sipas nivelit të projekteve të realizuara dhe mjeteve të apsorbuara nga IPA fondet.