Lajme
25.11.2022 02:52
Sot u mbajt takimi i dytë me radhë i Komitetit Punues për Integrime Evropiane – KPIE me të cilin kryesoi Sekretarja shtetërore dhe zëvendës negociatore kryesore me BE-në, z-nja Drita Abdiu-Halili.
Në takim Abdiu-Halili informoi statusin e negociatave aderuese, respektivisht skriningjet bilaterale, të cilat tani më janë mbajtur si dhe për takimet bilaterale të cilat pasojnë. Në takim u shqyrtuan edhe obligimet që dalin nga skriningjet bilaterale si dhe u theksua rëndësia e zbatimit të shpejtë të tyre.
Sekretarja shtetërore dhe zëvendës negociatore kryesore me BE-në theksoi se është me rëndësi që procesi i transponimit të legjislaturës evropiane dhe zbatimi i reformave evropiane të vazhdojë me dinamikë të përforcuar me qëllim që vendi jo vetëm të japë rezultate para BE-së, por edhe të njëjtat në kohë t'i zbatojë që qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë t'i ndjejnë përfitimet nga procesi integrues.
Komiteti Punues për Integrime Evropiane (KPIE) paraqet trupin më të lartë administrativ të Qeverisë në të cilën marrin pjesë sekretarët shtetërorë të ministrive, kryesuesit e nën-komiteteve, Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, si dhe pjesë e administratës së Sekretariatit për Çështje Evropiane.