Lajme
23.11.2022 07:07
Sot në Bruksel përfundoi skriningu treditor bilateral për Kapitullin24, “Drejtësia, liria dhe siguria” në të cilën anëtarët e grupit punues maqedonas i prezantuan pozitën dhe nivelin e harmonizimit të sistemit të drejtësisë të Maqedonisë së Veriut në raport me legjislaturën e BE-së, lidhur me bashkëpunimin gjyqësor në çështjet e qytetarëve dhe materien komerciale, si dhe bashkëpunimin gjyqësor në materien penale dhe konfiskimin dhe ngrirjen e pronës.
-Në këtë fushë u bë edhe hapi i parë në “përshpejtimin e integrimin”. Kërkuam që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e Rrjetit Evropian të Migrcionit, që është dëshmi shtesë për gatishmërinë më të mirë në këtë fushë dhe përkushtimit të ekipit negociues maqedonas të procesit, tha Mariçiq, duke shtuar se pret të vazhdohet me këtë dinamikë të mirë në negociatat me BE-në.
Negociatori kryesor me BE-në, Mariçiq, mendon se Kapitulli 24 është kapitull ku me vite bashkëpunojmë në fushën e azilit, migracionit dhe regjimit të vizave dhe konsideron se përafërsisht jemi të suksesshëm në harmonizimin e këtij kapitulli, kjo është fushë në të cilën shpejtë ndryshojnë gjërat.
Sipas Mariçiq kriza e vitit 2015 dhe 2016 me migrantët dhe kriza lidhur me Ukrainën tregoi se kemi harmonizim dhe bashkëpunim me BE-në, ndërkaq kurora e këtij bashkëpunimi është Marrëveshja me FRONTEKS, e cila u nënshkrua në Shkup gjë që afatgjatë i rregullon çështjet rreth mbrojtjes së kufijve evropiane nga migrimet e padëshiruara dhe jo të lejuara.
“Integrim i përshpejtuar” është element i ri që mundëson pjesëmarrjen e vendeve kandidate në legjislaturën e BE-së, pra vetë aderimit në BE. Në kuadër të prezantimit të mbledhjeve bilaterale, vendi mund të shpreh interes për pjesëmarrje në aquis si për shembull: pjesëmarrje në programe të Unionit, grupe të ekspertëve, grupet punuese dhe formatime, sisteme të TI, shkëmbim të informacioneve, siç është rasti me pjesëmarrjen dhe aplikimin e COVID certifikatave, sqarojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
Tre ditët e kaluara anëtarët e Grupit punues për negociata nëpër 56 dalje, në 12 tema, lidhur me migracionin, azilin, bashkëpunimin me gjyqësorin në fushat e doganës, politikës së vizave, bashkëpunimit me policinë dhe luftës kundër krimit të organizuar, bashkëpunimi mes njësive për inteligjencë financiare, krimit të organizuar, bashkëpunimit me gjyqësorin në materien penale, lufta kundër terrorizmit, regjimi i vizave, falsifikimi dhe kufijtë e jashtëm.
Përfaqësuesit e Grupit punues për Kapitullin 24, “Drejtësi, liri dhe siguri” vinë nga kabineti i Zëvendëskryeministrit për politikë dhe qeverisje të mirë, Ministria e punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministra e Mbrojtjes, Ministria për Punë të Jashtme, e cila është institucion kompetent për këtë kapitull, Ministria e Shëndetësisë, Prokuroria publike, Banka popullore, Drejtoria e inteligjencës financiare dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.
Skriningu bilateral vazhdon në një dhjetor për Kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të drejtat fondamentale”, që së bashku me Kapitullin 24 është i rëndësishëm për rrjedhën e mëtejshme dhe dinamikën e negociatave për aderim në BE.