Lajme
26.10.2022 06:31
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot u takua me Drejtorin e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) për Maqedoninë e Veriut, David Oberhuber.
Të takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm me partnerin tonë ekonomik dhe politik, të Republikës Federale Gjermane, përmes aktivitetit të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim në fusha relevante në integrimit evropian si dhe për fusha tjera në interes të institucioneve maqedonase.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim i potencoi përfitimet konkrete që i kem nga bashkëpunimi me GIZ, duke shtuar se njohuria dhe ekspertiza e shumëllojshme e tyre janë të rëndësisë së veçantë, ndërkaq përvojat e bartura të tyre janë të zbatueshme, në veçanti tani kur i filluam negociatat me BE-në.
Bashkëbiseduesit në takim e konfirmuan rëndësinë e mbështetjes dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm të cilën vendi ynë e merr nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në proceset e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ekonomike të vendit, që janë të rëndësisë së veçantë për progresin e agjendës tonë reformuese dhe procesit euro-integrues.
Mariçiq në takim u falënderua për përkushtimin dhe për vullnetin e sinqertë për bashkëpunim edhe me drejtorin e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Oberhuber u dakorduan se do ta vazhdojnë bashkëpunimin e afërt edhe në të ardhmen, në veçanti në projekte të ndryshme të lidhur me zbatimin e reformave dhe realizimin e agjendës evropiane.