Lajme
22.9.2022 12:15
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Bruksel mbajti takim pune me Komisionarin e BE-së për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varheji, në të cilën diskutuan për procesin e skriningut, për aktivitetet e ardhshme në procesin e negociatave dhe për gjendjen aktuale politike në Maqedoninë e Veriut.
-Në moment të vërtetë dhe kyçe konfirmuam perspektivën evropiane ë Maqedonisë së Veriut. Tani është e rëndësishme të fokusohemi në reformat dhe të mbetemi në rrugën evropiane. Është obligimi dhe detyra jonë të cilën ua kemi borxh qytetarëve, të sigurojmë prosperitet dhe progres të vendit, tha Mariçiq në takim.
Zëvendëskryeministri Mariçiq eurokomisionarit për zgjerim Varheji i brifoi për skrining takimet dhe përgatitjet për skriningun bilateral, si dhe përkushtimin dhe motivimin që kanë institucionet për procesin.
Eurokomisionari Varheji negociatorit kryesor me Unionin, Mariçiq, i dëshiroi skrining të suksesshëm dhe përcolli mesazh që të mbetemi fuqishëm të përkushtuar në agjendën reformuese evropiane, si dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë dhe progres në përmbushjen e obligimeve nga ana e dy vendeve.
Komisionari potencoi se tani e rëndësishme është që të gjithë në Maqedoninë e Veriut të qëndrojnë pas të ardhmes evropiane të vendit dhe të ndihmojnë në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, duke shtuar se është një proces i rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe proces që sjell jetë më të mirë për qytetarët.
Në mbledhje u diskutuan edhe përgatitjet e fundit për nënshkrimin e Marrëveshjes Fronteks, i cili kah mesi i tetorit do të nënshkruhet, si dhe për tema ekonomike, në prag të dimrit që vjen, dhe për sfidat me të cilat ballafaqohemi, të shkaktuara nga kriza energjetike dhe ekonomike. Në këtë drejtim folën edhe për Planin Investues për Ballkanin Perëndimor dhe për përshpejtimin në realizimin e projekteve rajonale, në veçanti ata për infrastrukturë dhe energjetike.
Sot në Bruksel vazhdon skrining takimi për kapitullin 24 – Drejtësia, liria dhe siguria, i cili do të zgjas dy ditë, ndërkaq javën e ardhshme vazhdojnë takimet për kapitullin 23- Gjyqësori dhe të drejtat themelore.