Lajme
21.9.2022 08:19
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, këtë pasdite në Bruksel, mbajti takim pune me ushtruese detyre drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshëm për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim të Unionit, Mikela Matuela dhe ekipin e saj, të cilët e ndjekin skriningun dhe progresin e Maqedonisë së Veriut.
Në takim tema të diskutimit ishin fillimi i skriningut, gjendja aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, sfidat të cilat i sjell dimri e që vjen dhe puna e përbashkët në atë drejtim, si dhe për aktivitetet e radhës dhe pritjet në kuadër të skriningut bilateral.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor me Unionin, Mariçiq, shprehu kënaqësinë e tij nga skrining takimet e para duke thënë se ekziston dëshira dhe përkushtimi nga ana e administratës dhe institucioneve që me sukses të përfundojë procesi i negociatave me Unionin.
Çelja e negociatave është sukses për të gjithë. Tani jemi në fazë kur e gjithë shoqëria duhet ti përkushtohet procesit të skriningut, i cili padyshim do ti përshpejtojë reformat. Reformat janë përfitime afatgjate për qytetarët. Jemi të motivuar dhe kjo është shenjë e mirë se do ta përfundojmë skriningun ashtu siç është planifikuar me Komisionin Evropian, tha Mariçiq në takim.
Ushtruesja e detyrës Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerimin e Unionit, Mikela Matuela, në takim theksoi se fillimi i negociatave jep kahje të re në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe se tani është e rëndësishme të gjithë maksimalisht ti përkushtohen këtij procesi, i cili do ti përshpejtojë reformat dhe do ta transformojë vendin në më mirë.
Matuela shtoi se është i dukshëm dhe i qartë entuziazmi tek ekipet maqedonase në skrining mbledhjet dhe shprehu besim se kjo do të vazhdojë të jetë kështu edhe gjatë kohës së skriningut bilateral, duke potencuar se do të punojmë bashkërisht, për të gjitha rekomandimet dhe këshillat e Komisionit Evropian që ti shfrytëzojmë në mënyrë të duhur, në drejtim që më lehtë dhe më shpejtë të përmbushim detyrimet tona për anëtarësim në Union.
Në takim Zëvendëskryeministri Mariçiq i brifoi përfaqësuesit e Komisionit Evropian për strukturën negociuese, duke potencuar se bëhen konsultimet e fundit me të gjitha shoqëritë e tanguar dhe se kërkohen më të mirët, ekspertë në sferën e tyre, që të kompletohen ekipet për negociata para fillimit të skriningjeve bilaterale.
Nesër vazhdon skriningu për Kapitullin 24 – Drejtësia, liria dhe siguria, i cili do të zgjas dy ditë, ndërkaq javën e ardhshme vazhdojnë skrining takimet për kapitullin shumë të rëndësishëm 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore.