Lajme
21.7.2022 03:20
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në konferencën e sotme për shtyp lajmëroi skriningun e parë Raportin për Klasterin “Vlerat themelore” të cilat vendin, në përputhje me njoftimet nga Brukseli, e pret në tremujorin e parë të vitit 2023.
-Ky Klaster përfshin pesë Kapituj edhe atë Kapitulli lidhur me sundimin e së drejtës- si dhe 3.23 Gjyqësori dhe të drejtat themelore dhe 3.24 Drejtësia, liria dhe siguria, si dhe 3.05 Prokurimet publike, 3.18 Statistika dhe 3.32 Kontrolli financiar. Në klaster janë edhe sferat e reja që janë pjesë e procesit negociues – funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike dhe kriteret ekonomike, tha Mariçiq.
Ai informoi se në këtë Klaster duhet të përgatiten tre udhërrëfyes që do të duhet të reflektojnë përkushtimin politik për zbatimin e reformave kyçe strategjike përmes përcaktimit synimeve afatshkurta dhe afatmesme, edhe atë: Udhërrëfyes për sundimin e së drejtës. Udhërrëfyes për funksionimin e institucioneve demokratike, që nuk do të jetë pikë referim për hapjen e Klasterit dhe Udhërrëfyes për reformë në administratë publike, që do të jetë edhe pikë referim për hapjen e Klasterit i cili duhet të fokusohet në ndërtimin e administratës profesionale në shërbim të qytetarëve dhe në përforcimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e ligjeve dhe politikave që janë të harmonizuar me standarde evropiane.
-Në mënyrë shtesë, në kuadër të Udhërrëfyesit të sundimit të së drejtës – do të duhet të përgatitet dhe Plani aksionar për mbrojtjen e të drejtave të përkatësive të pakicave dhe bashkësive me masa për jo-diskriminim, lufta kundër gjuhës së urrejtjes dhe arsimi, tha Mariçiq.
Përgjigje në pyetjet e gazetarëve të Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq prezantoi dhe kornizën kohore në në të cilën pritet të realizohet skriningu shpjegues sipas kapitujve së bashku me skriningun bilateral. Kalendarin e mbledhjeve e cakton Komisioni Evropian, dhe në bazë të asaj që u është prezantuar në mbledhjen për hapjen e skriningut, si kalendar parimor i KE-së (i cili mund të ketë edhe ndryshime), mund të vërehet sa na pret një periudhë dinamik, duke pasur parasysh këtë që procesi i prezantimit të legjislaturës së re fillon nga shtatori të këtij viti, kurse paralelisht në periudhën rreth 15 muajve do të rrjedhë edhe skriningu bilateral, respektivisht Komisioni Evropian planifikon ky proces të përfundojë deri në nëntor të vitit 2023.