Lajme
03.7.2022 04:46
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, në paraqitjen e tij në “Sitel” tha se ajo që është më e rëndësishme në këtë propozim është që siguron vijat tona të kuqe, të vendosura në Kuvend nga të gjitha partitë politike.
-Vazhdojnë konsultimet dhe kontaktet intensive me të cilët duam që arsyeshëm dhe me gjakftohtësi të marrim vendime. Kemi propozim në të cilën gjuha maqedonase është plotësisht e garantuar, pa shtesa, pa fusnota, pa yllëza dhe është e inkorporuar në vetë kornizën negociuese, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se LSDM dhe Qeveria janë munduar të punojnë me konsensus sa më të madh dhe gjithmonë në interes të qytetarëve, edhe pse vazhdimisht kemi qenë të ngarkuar me probleme të rënda dhe probleme me fqinjët.
-Ne mund të mbledhim pika të vogla politike menjëherë, nëse që sot themi jo këtij propozimi. Por problemi nuk do të largohet dhe ne do të detyrohemi të kërkojmë zgjidhje se si me dinjitet si maqedonas me gjuhë maqedonase të hyjmë në BE, shtoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se Bullgaria gjithashtu ka ndryshime serioze në qëndrime dhe se pozita para tre vitesh që u miratua në Kuvend në krahasim me atë që është sot, është krejtësisht i ndryshëm.
-Kjo do të thotë se lufta jonë ka dhënë rezultat. Për ne është me rëndësi që ky propozim të fitoj legjitimitet që të mund ta zbatojmë. Ndoshta nuk është shans i fundit mirëpo do të jetë një mundësi e humbur nëse përfundimisht themi jo. Qëndrimi i fundit nëse vendosim të themi jo, do të duhet të sqarojmë se cilat janë hapat e mëtejme. Mendoj se këtij momenti duhet ti japim mundësi, potencoi Mariçiq.