Lajme
02.7.2022 03:34
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në fejsbuk profilin e tij shkroi se me propozimin francez kemi mundësi ta fillojmë procesin negociues në gjuhë maqedonase, të pranuar nga i gjithë Bashkimi Evropian.
Zëvendëskryeministri Mariçiq thotë se të gjitha hapat e deritanishme politike të që i bëri kjo Qeveri kanë qenë strategjike dhe ne interes të vendit dhe qytetarëve dhe se do të mbeten në përputhje me interesat dhe qëllimet nacionale maqedonase.
“Deri më tani hapat politike dhe të gjitha hapat tjera që i kemi bërë ishin strategjike dhe në interes të shtetit dhe qytetarëve.
Me propozimin francez kemi mundësi ta fillojmë procesin negociues në gjuhë maqedonase, të pranuar nga i gjithë Bashkimi Evropian.
Konferenca ndërqeveritare dhe skriningu janë hapat e parë të këtij procesi negociues dhe tek të gjitha vendet anëtare mesatarisht zgjat12 muaj. Pas këtij, pason hapja e kapitullit të parë, deri atëherë do të ishte mirë të vendosen të tre komunitetet etnike në Kushtetutën tonë, krahas shtatë ekzistuese.
Kemi mundësi për progres të pastër në integrimet evropiane me gjuhë të pastër maqedonase dhe identitet të pranuar nga i gjithë Bashkimi Evropian, atë e fituam pa asnjë kusht.
Progresi pas skriningut do të varet nga vendosja e Bullgarëve, Kroatëve dhe Malazezëve në Kushtetutë që është vetëm përforcim të shoqërisë tonë multi-etnike. Progresi ynë evropian më nuk do të varet nga çështjet historike që i ngriti Bullgaria dhe për çka duhet të diskutojmë, por për çka askush nga pala maqedonase nuk do të mund të kushtëzohet.
Mbetemi në përputhje me interesat tona dhe qëllimet nacionale maqedonase.
Nga ne dhe vetëm nga ne varet”, shkruan në fejsbuk profilin e Zëvendëskryeministrit Mariçiq.