Lajme
25.6.2022 12:09
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me Ministren për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska, marshuan në Paradën e krenarisë, e cila këtë vit u mbajt nën moton; “Dil për dashuri! Dinjitet. Barazi. Drejtësi.
Zëvendëskryeministri Mariçiq thotë se pjesëmarrja e tij në Paradën e krenarisë është një akt solidariteti dhe mbështetje maksimale për luftën kundër të drejtave dhe lirive të njeriut çdo ditë dhe sot, në Paradën e LGBTIK+, u marshua kundër homofobisë, çdo lloji të urrejtjes, dhunës dhe diskriminimit.
“Jemi krenar të lirisë që jetojmë, por, liria nuk është përfundimtare, as e mjaftueshme, në veçanti nëse akoma ekzistojnë njerëz të cilët nuk ndjehen të lirë. Të ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë dhe të mësojmë të jetojmë me respekt dhe tolerancë, duke i pranuar dallimet. Të dilet për dashuri dhe për barazi është dinjitoze dhe e drejtë”, qëndron në Fejsbuk profilin e Zëvendëskryeministrit Mariçiq.
Ministra për Punë dhe Politik Sociale, Jovana Trençevska thot se Ministria për Punë dhe Politik Sociale, solli Ligjin për parandalimin e mbrojtjes nga diskriminimi me çka rregullohet preventiva dhe ndalesa nga diskriminimi, me çka për herë të parë si bazë për diskriminim u definua orientimi seksual dhe identiteti gjinor.
-Të drejtën e zgjedhjes çdo kush ta jetojë jetën personale me zgjedhjen që e ka bërë është e drejtë e patjetërsueshme. Të mësohemi të jetojmë dhe ti praktikojmë tolerancë, respekt dhe pranimin e dallimeve. Në shoqëri për të gjithë, shkruan në Fesjbuk statusin e Ministres Trençevska.