Lajme
23.6.2022 12:56
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në margjinat e Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor mbajti takim me Ministrin irlandez për Çështje Evropiane, Tomas Birn.
Në takim u përcoll mesazhi pozitiv për mbështetje të fuqishme nga ana e Republikës së Irlandës për euro-integrimet tona, duke besuar se bllokada do të hiqet sa më shpejtë dhe se Maqedonia e Veriut së bashku me Shqipërinë do ti fillojnë negociatat.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim theksoi angazhimin dhe përkushtimin e dialogut për tejkalimin e çështjeve të hapura me Bullgarinë, 6 muajt e fundit, duke i përsëritur pozitat e Qeverisë se nuk ka bisedime për gjuhën dhe identitetin maqedonas, ndërkaq çdo zgjidhje dhe propozim duhet të bazohet në vlerat dhe standardet evropiane.
-Bllokimi i procesit të zgjerimit në përgjithësi e dëmton dhe është në kundërshtim me interesat e Bashkimit Evropian, por edhe të rajonit. Ky Samit është moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe për BE-në, jo vetëm për arsye të trazirave politike, të sigurisë dhe ekonomike në botë, por edhe për mbajtjen e kredibilitetit të BE-së dhe besueshmërisë së politikës së zgjerimit, tha Mariçiq në takim.
Bashkëbiseduesit në takim diskutuan edhe për aktivitetet e planifikuara në kuadër të vizitës në vendin tonë nga ana e Tomas Birn, së bashku me Ministren për Çështje Evropiane të Republikës së Finlandës, Titi Tupurainen, në kuadër të turneut të tyre ballkanike, me fillim të muajit korrik, në të cilën Zëvendëskryeministri Mariçiq do të jetë nikoqir.