Lajme
17.6.2022 08:17
Mendoj që BE ka nevojë për plan të qartë për Ballkanin Perëndimor, të cilin nuk mundemi ta shohim në këtë moment, dhe ky është plani i aderimit”, tha në panelin përkushtuar Ballkanit Perëndimor dhe menaxhimit të tij në këto kohëra turbulente, i cili u mbajt në kuadër të Prespa forumin për dialog.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se medoemos të mbahet premtimi i Selanikut para 19 viteve, i cili duhet të mbahet në jetë, sot më shumë se e kaluara.
-Për këtë arsye sot nevojitet aderimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE nëse duam stabilitet të plotë dhe të qëndrueshëm të gjitha vendeve të rajonit. ky është ende një rajon turbulent dhe nuk ekziston stabilitet i përgjithshëm paqësor.
Ndoshta para një viti nuk do të parashihnim se çka do të ndodh në Ukrainë, njësoj siç nuk mund të parashohim çka do të ndodh në Ballkanin vitin e ardhëm ose një vit pas, por medoemos të kemi parasysh se Ballkani Perëndimor është rajon i udhëkryqit ku ka shumë çështje që kanë të bëjnë me shumë pikëpyetje, dialogu mes Kosovës dhe Beogradit, kontesti ynë me Bullgarinë, etj., çështje që kanë potencial të lartë ta mbajnë këtë rajon larg nga stabiliteti i qëndrueshëm, theksoi Mariçiq.
Në panel u diskutua edhe për nevojën e tejkalimit të “pavendosmërisë” gjeostrategjike të BE-së, për çka Zëvendëskryeministri Mariçiq ta se çka do që të ndodhë javën e ardhshme në Samitin e qershorit dhe në ditët e ardhshme edhe në samitet e ardhshme, edhe me kryesimet e ardhshme është e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor të mos harrohen nga BE-ja dhe nga NATO, që mos të ndjehemi të harruar.
-Dimë se vendet e treta do të depërtojnë në rajon më shumë tani nëse kjo situatë vazhdon të zgjas. E dimë politikën ruse në Ballkanin Perëndimor, ai nuk është shumë thelbësore, por është shumë e qartë. Ata duan që ti tregojnë rajonit se është mossukses për Ballkanin Perëndimor dhe se BE nuk funksionon për ne. Ne duam ta fitojmë atë perceptim vetëm me politika të fuqishme, vetëm me praninë e plotë të NATO-s, BE-së dhe me plan të qartë për aderimin e rajonit drejt BE-së, tha Mariçiq.
Së bashku me Mariçiq penalist në këtë sesion ishin Gabriel Eskobar, përfaqësues të SHBA-ve për BP, Stjuard Piç, përfaqësues Special në Mbretërinë e Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, përfaqësues Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Johanes Ajgener, përfaqësues Special i Austrisë për Ballkanin Perëndimor, si dhe me video mesazh kishte edhe Kleman Bon, Sekretar Shtetëror në Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës.
Forumi i sivjetmë me titull: “Ndërtimi i ardhmërisë së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë” mbahet n Ohër, qytet nën mbrojtjen e UNESKO-s, nga 16 deri me 18 qershor të vitit 2022, ku do të takohen figura të shquara vendore dhe ndërkombëtare në fushën e politikës ndërkombëtare, të sigurisë dhe të ekonomisë si dhe të komunitetit akademik dhe të biznesit.