Lajme
19.5.2022 03:07
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot mori pjesë në panel diskutimin “Demokracia në Evropë – 30 vite pas Marrëveshjes së Mastrihtit: Çështje të reja për ardhmërinë e Evropës dhe dilemat lidhur me zgjerimin” në të cilën tha se Maqedonia e Veriut vazhdimisht dëshmon se është partner i sinqertë dhe i besueshëm i Unionit dhe se prej kohësh e ka tejkaluar udhëkryqin strategjik.
-Vazhdimisht dëshmojmë se jemi partner të sinqertë dhe të besueshëm të Unionit dhe fuqishëm hapërojmë drejt realizimit të synimeve, me fokus dhe përkushtim të plotë të reformave që ta shkurtojmë periudhën e arritjes së cilësisë evropiane të jetesës, që është inspirim i fuqishëm për qytetarët të cilët na mbështesin.
Për këtë arsye presim që vendet anëtare të Unionit, ta përshtatin optikën e realitetit dhe t’ju përgjigjen sfidave të sotme, nga të cilat do të varet e ardhmja e Evropës, tha në fjalën e tij Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Ai theksoi se dilema për të ardhmen e Evropës u bë çështje e diskursit publik pas strategjisë së zgjerimit të Unionit dhe me fillimin e luftës në Ukrainë, por për të nuk ka dilema.
E ardhmja e Evropës është e sigurt vetëm nëse perspektiva është e përbashkët, e bashkuar dhe me Ballkanin Perëndimor në të. Mbetet të dëgjohet zëri i Unionit, e njëjta ti bëjë të arritshme qëllimet tona me një hap lidershipi për fillimin e negociatave, që të sigurojmë zhvillim më dinamik dhe ta bëjmë cilësinë e jetës evropiane qartë të realizueshëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, theksoi Mariçiq.
Lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë Zëvendëskryeministri tha se miqësia strategjike afatgjate ndërtohet vazhdimisht, lehtë prishen urat, por vështirë dhe gjatë ndërtohen.
-Ne treguam se dimë të ndërtojmë urra me fqinjët tanë dhe të japim dorë. Sot autoritetet bullgare kanë mundësi historike të japin dorë ta ndërtojmë urrën e besimit dhe të miqësisë. Jemi fqinj të parë, jemi aleatë të NATO-s, do të jemi bashkë edhe në BE, shtoi Mariçiq.