Lajme
12.5.2022 01:14
Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim mes Sekretariatit dhe fakultetit Ekonomik në Shkup, nga ana e Zëvendëskryeministrit të Qeverisë, Bojan Mariçiq dhe Dekanit të fakultetit ekonomik, prof. d-r Predrag Trpeski.
-Më gëzon që dy institucionet njohën mundësinë për partneritet. Qëllimi është përmirësimi i bashkëpunimit mes dy anëve në përafrimin e vendit drejt BE-së, përforcimin e kapaciteteve administrative dhe institucionale nëpër sfery të ndryshme të bashkëpunimit në procesin e integrimit evropian, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Mariçiq dhe Trpeski mendojnë që është e rëndësisë së veçanti ti përkushtohet rëndësi çështjeve lidhur me Unionin Evropian, si dhe programet evropiane duhet më shumë të përfshihen në programet mësimore. Sipas tyre, bashkëpunimi i përforcuar për njohuri teorike dhe praktike mes dy institucioneve është i interesit për procesin euro-integrues. Të dytë shprehën pritje se ky bashkëpunim do të inkurajojë që periudhën e ardhshme të popullatës studentore ti përkushtohet vëmendje të posaçme përmes krijimit të mundësive për informimin, edukimin dhe përgatitjen e tyre për procesin negociues dhe zbatimin e së njëjtës.
Njëkohësisht, u paralajmërua edhe bashkëpunimi në kuadër të qendrave për trajnim në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe qendra për trajnim për integrimin evropian pran fakultetit Ekonomik në Shkup.
Ky memorandum është vazhdimësi të bashkëpunimit të Sekretariatit me institucionet e arsimit të lartë dhe shkencor në vend dhe jashtë në sferën e integrimeve evropiane.