Lajme
27.1.2022 02:42
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot me një video paraqitje mori pjesë në tryezën e Ambasadorëve të titulluar “Aderimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së: tregim i gjatë i (pa) përfunduar – qëndrueshmëria e kursit të politikës – së jashtme maqedonase”, në të cilën dha qëndrimin e tij për rrugën euro-integruese të vendit tonë dhe potencoi rëndësinë dhe rolin e Sekretariatit për Çështje Evropiane në kuadër të procesit aderues të vendit në Union.
Në video deklaratë Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se Republika e Maqedonisë së Veriut shënoi progres të dukshëm në zbatimin e reformave edhe atë në pesë vitet e fundit, që është e shënuar edhe në raportet e BE-së për progresin e vendit, ku edhe shprehu pritshmëri se në periudhën e ardhshme të kryesimit francez çështja e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor do të mbetet prioritet, por këtë herë edhe si një rezultat real: fillim i negociatave me Maqedoninë e Veriut, si dhe me Shqipërinë.
• Për ne e rëndësishme është që vendimi për fillimin e negociatave të merret sa më shpejtë, sepse rezultati i vendimit do të ketë ndikim pozitiv në procesin politik, do të jetë shtytje shtesë për agjendën reformuese, rezultatet, dhe në përgjithësi në optimizmin e shoqërisë, të cilët gjithsesi se do të shfaqin dyshime legjitime në realizimin e qëllimit tonë, anëtarësimin në Union sepse kohë të gjatë jemi të mbyllur në dhomën e pritjes. Për këtë arsye jemi të bindur se sa më shpejtë ti fillojmë negociatat, gjë që do të jetë mirë edhe për ne por edhe për BE-në, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në fjalën e tij para Kryetarit Pendarovski dhe Ambasadorëve i paraqiti edhe prioritetet në të cilat do të fokusohet në periudhën e ardhshme. Ai theksoi se personalisht do të angazhohet për zbatimin e agjendës Evropa në vend dhe aspektin më të gjerë të Programit Nacional për harmonizimin e se drejtës së BE-së (NPAA) dhe në këtë mënyrë do të përcaktojë trajektoren për anëtarësimin tonë në BE.
• Do të bëj absorbim të përgjithshëm të të gjitha mjeteve evropiane të cilat na janë alokuar, si dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve bilaterale për ndihmë të cilat i kemi në dispozicion, do të vazhdojmë me përforcimin e IPA strukturës sepse e kuptojmë rëndësinë e çdo ndihme nga Unioni, por e rëndësishme është që kuadrot e mira të mbeten në institucion dhe pikërisht IPA struktura të jetë mjaftueshëm e motivuar, të mos shkojë ne sektorin privat apo konsulent, por të mbeten në institucione shtetërore dhe të ndihmojë të kemi shfrytëzim të mirë dhe rezultate të mira në zbatimin e ndihmës nga Bashkimi Evropian, tha Mariçiq.
Mariçiq gjithashtu njoftoi edhe konsolidimin e mekanizmit koordinues të BE-së dhe formimin e strukturave negociuese në afat të shkurtër që të sigurohet fokus në zbatimin dhe organizimin e institucioneve në përputhje me procesin e negociatave, që në këtë mënyrë të bëhet “shtypje” pozitive mbi institucione.