Lajme
21.1.2022 03:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot u takua me ambasadoren e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kejt Meri Bërnz.
Në takim u diskutua mbështetja amerikane në procesin e integrimit evropian të vendin tonë, si dhe u theksuan rëndësia dhe domosdoshmëria e progresit të Ballkanit Perëndimor në procesin e euro-integrimeve. Zëvendëskryeministri Mariçiq shprehu besim se reformat mbeten në fokus, dhe njëkohësisht është i nevojshëm rezultati i qartë për të ardhmen e rajonit.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në prag të seancës së përbashkët me Qeverinë e Bullgarisë, ambasadores ia paraqiti mënyrën në të cilën do të formohen dhe do të funksionojnë grupet punuese në kuadër të qasjes së re me Bullgarinë, nga të cilët priten lëvizje në procesin për tejkalimin e çështjeve të hapura, si dhe të jenë bazë e re për përforcimin e bashkëpunimit mes institucioneve, sektorit civil dhe atij të biznesit.
Në fund Zëvendëskryetari për Çështje Evropiane Mariçiq theksoi se përforcimi i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri ynë strategjik me të cilën kemi marrëdhënie të afërta shumëvjeçare, është e rëndësisë së veçantë sepse SHBA-të mbeten një nga mbështetësit kryesor të agjendës reformuese në rrugën drejt integrimit evropian.
Ambasadorja Bërnz në takim uroi Zëvendëskryeministrin Mariçiq për funksionin e tij të ri, duke theksuar besim në angazhimin e tij personal dhe se do të jep kontribut në procesin euro-integrues të vendit në kuadër të mandatit.