Lajme
20.4.2016 20:09
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi realizoi vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Sllovenisë. Në kuadër të vizitës së tij ai u takua me Zëvendëskryeministrin dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, z. Karl Erjavec.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit iu referuan bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve i cili u vlerësua se është në nivel posaçërisht të lartë dhe se të dy vendet kanë partneritet strategjik që karakterizohet me mbështetje të ndërsjellë për procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë. Gjithashtu u konstatua se ekzistojnë kushte për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në sferën e marrëdhënieve ekonomike dhe marrëdhënieve tregtare.
Lidhur me gjendjen aktuale politike, bashkëbiseduesit potencuan se është shumë e rëndësishme që gjatë periudhës së ardhshme e posaçërisht gjatë ditëve në vijim, të ndërmerren të gjitha aktivitetet e domosdoshme për tejkalimin e gjendjes momentale. Bashkëbiseduesit u dakorduan se Maqedonisë i nevojiten zgjedhje demokratike dhe të besueshme, në drejtim të zgjidhjes politike dhe fokusim i veçantë në implementimin e Reformave Urgjente Prioritare, respektivisht vazhdimësi e rrugëtimit euro –atlantik.
Sa i përket krizës së migrantëve u theksua roli pozitiv dhe konstruktiv i Republikës së Maqedonisë në menaxhimin e së njëjtës dhe kontributi i saj në parandalimin e përpjekjeve për kalim ilegal të kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Rroli i Maqedonisë u vlerësua si kontribut shumë i rëndësishëm në planin e përgjithshëm të BE-së lidhur me krizën e migrantëve.
Bashkëbiseduesit iu referuan edhe marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, në veçanti në kontekstin e procesit të Berlinit, realizimin e masave të dakorduara në Vjenë dhe përgatitjet e Samitit të Parisit. U potencua se kontestet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së.
Në kuadër të vizitës së tij në Slloveni, Zëvendëskryeministri Ademi realizoi takim edhe me z-nj Darja Bavdazh Kuret, Sekretare Shtetërore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe ekipin e saj.