Lajme
19.4.2016 14:03
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Dr. Arbër Ademi sot realizoi takim pune me Ambasadoren e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, SH.S. z-nj Lorens Oer.
Zëvendëskryeministri Ademi dhe Ambasadorja Oer diskutuan për ngjarjet e fundit politike në vend, duke theksuar se përmbushja e detyrimeve nga marrëveshja Politike nga ana e gjithë partive politike pa përjashtim është jashtëzakonisht е rëndësishme për vendin.
Zëvendëskryeministri Ademi shprehi mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të cilën Republika e Francës e jep për Republikën e Maqedonisë dhe theksoi se organizimi i Samitit të Parisit, i cili paraqet mundësi të shkëlqyeshme për vazhdimin e bashkëpunimit të vendeve të rajonit, është edhe një konfirmim i kësaj mbështetje. I tillë është edhe angazhimi i Francës dhe qëndrimet e saj për vazhdimin e politikës së zgjerimit me vendete Ballkanit Perëndimor pavarësisht ngjarjeve në Union.
Në takim u theksua edhe rëndësia e implementimit të detyrimeve nga Reformat Urgjente Prioritare si dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit si aspekt i rëndësishëm në perspektivën euro–atlantike të vendit.
Zëvendëskryeministri Ademi siguroi Ambasadoren Oer se do të angazhohet personalisht për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy vendeve.