Lajme
18.4.2016 10:52
Sot, 14.4.2016,sekretarja Shtetërore vë SÇE, Ana Blazheska realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Rumanisë në Republikën e Maqedonisë, Sh.T. Justinijan Foshka.
Në takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim reciprok në më shumë fusha me theks të veçantë shkëmbim të përvojave dhe njohurive në nivel teknik dhe nivelin e ekspertëve në pjesën për negociata me BE-në.
U theksua se marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë në nivel të mirë, por ekziston hapësirë për rritjen e bashkëpunimit në drejtim të mbështetjes së procesit të euro –integrimeve të Republikës së Maqedonisë.
Rumania si një ndër shtetet e fundit që hyri në Bashkimin Evropian mund të sigurojë njohurit e duhura dhe përvoja të cilat mund të na ndihmojnë në procesin e bisedimeve. Përvojat e tyre mund të japin vlerë shtesë angazhimeve tona për fillimin e sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim dhe mbylljen e tyre.
U potencua se të dy vendet kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale për mbështetje të procesit të integrimeve dhe janë shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë. Gjithashtu, ambasadori potencoi se Republika e Maqedonisë dhe institucionet shtetërore kujdesen për pakicën vllahe në Republikën e Maqedonisë me të cilën Rumania ka lidhje të afërta.
Në fund u konstatua se të dy vendet duhet të vazhdojnë ti zhvillojnë mundësitë e mbështetjes së ndërsjellë në procesin e integrimeve si dhe të institucioneve të BE-së.