Lajme
14.4.2016 16:15
Sekretarja shtetërore në SÇE, Ana Blazheska me 13.4.2016 (e mërkurë) realizoi takim pune me drejtorin e Zyrës në drejtorinë gjeneralë për programe në Këshillin e Evropës, Verna Tajlor.
Në takim u potencua rëndësia e marrëveshjes së përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për programin Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, e cila është e para e kësaj natyre. Mes kësaj marrëveshje do të realizohen sërë aktivitetesh dhe masa në tre fusha: sigurim i së drejtës, luftë kundër korrupsionit dhe promovim i anti-diskriminimit dhe mbrojtje të grupeve të rrezikuara.
Mes këtij programi horizontal e cila u planifikua të zgjasë tre vjet, do të vihet në dispozicion ekspertiza teknike dhe juridike e Këshillit të Evropës. Kjo paraqet shembull pozitiv për bashkëpunim të përbashkët në sigurimin e mbështetjes në lidhje me tejkalimin e sfidave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në fushan e sundimit të së drejtës, demokracisë dhe të drejtat e njeriut.
U theksua se ky program u diskutua në konsultimet gjysëmvetore të ekspertëve të SÇE-së në kuadër të ciklit të konsultimeve të më shumë vendeve para adoptimit nga ana e Komisionit Evropian.
Gjithashtu, ku plan trevjetor u diskutua me gjithë institucionet relevante në Republikën e Maqedonisë. Pjesë e aktiviteteve të cilët parashihen janë aktivitete lidhur me realizimin e projekteve të mëparshme të Këshillit të Evropës të mbështetura nga IPA. Këto projekte janë të lidhura me disa fusha të Reformave Urgjente Prioritare dhe prioritetet në Raportin për Progres të Republikës së Maqedonisë nga Komisioni Evropian për vitin 2015.