Lajme
08.4.2016 16:03
Në kuadër të vizitës së saj Sekretarja shtetërore realizoi takime me Tanja Mishçeviq, shefe e ekipit negociues në Republikën e Serbisë me Bashkimin Evropian dhe Ksenija Milenkoviq, Drejtore e Zyrës për Integrime Evropiane të Republikës së Serbisë.
Në takime u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe këmbim i informacioneve dhe përvojave në procesin negociues. Marrëdhëniet e mira tradicionale si dhe politika aktive, bashkëpunimi ekonomik dhe sektorial mes Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë, gjithashtu ishin pjesë e bisedave në takimet e realizuara.
Në kuadër të takimeve u diskutuan edhe numri i madh i mundësive për realizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes instrumenteve te BE-së dhe shfrytëzimit të fondeve të cilat janë vënë në dispozicion për dy vendet.
Në fund të bisedimeve u potencua se të dy vendet do të mbeten të përkushtuara në zhvillimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.