Ftesë për Organizatat e shoqërisë civile
Të nderuar,
Në përputhje me angazhimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për transparencë më të madhe në punën e saj dhe bashkëpunimit me sektorin civil, Sekretariati për Çështje Evropiane është në proces të revidimit dhe përditësimit të kontakteve në listën e organizatave civile.
Ftojmë të gjithë organizatat civile në Republikën e Maqedonisë të cilët punojnë në tema në fushat lidhur me procesin euro – integrues, ndjekin dhe monitorojnë QRM-në në zbatimin e politikave reformuese, si dhe janë të interesuar të marrin pjesë në diskutime/ debate/ konsultime të organizuara nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane, si dhe në ndjekjen e takimeve shpjeguese për Kapitujt nga e drejta e BE-së ta mbushin formularin në këtë link: ju lutem regjistrohuni këtu.
Vërejtje: Gjatë paraqitjes ju lutemi detyrimisht të
specifikoni Kapitullin/kapitujt konkrete në të cilat jeni aktiv dhe keni interes
Aplikimi duhet ti përfshijnë të dhënat e mëposhtme:
• Emri i saktë i organizatës;
• Adresa e selisë;
• E-mail dhe telefon;
• Web faqe;
• Personi përgjegjës / personi për kontakt;
·
Fusha/fushat
(kapitulli/kapitujt) në të cilën organizata është aktive
· E- mail i personit që mbulon kapitullin