Lajme
14.12.2020 05:07
Kryeministri Zaev, bashkë me Zëvendëskryeministrin i Parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe me Zëvendëskryeministrit për Luftë Kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Burime Njerëzore, Ljupço Nikollovski, dhe Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, i prezantuan realizimet nga puna e Qeverisë në 100 ditët e para.
Zëvendëskryetari për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në ekspozenë e tij theksoi se në 100 ditët e para, mes tjerash Sekretariati për Çështje Evropiane pas një dekade të plotë kthehet në përgatitjen sistematike të versionit nacional të ligjvënies evropiane dhe se fillon përkthimi i acquis evropian edhe në gjuhën maqedonase.
“Kjo është një prej detyrimeve të procesit aderues, pas rrumbullakimit të së cilit gjuha maqedonase do të ketë statusin e gjuhës zyrtare të barabartë në Union. Ju siguroj se zbatimi i agjendës reformuese nuk do të ndalet pa marrë parasysh pengesat apo sfidat. Reformat në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma e organizatës publike dhe politikat sektoriale vazhdojnë. Janë miratuar strategji të dërguara për koment në KE ligje që transponojnë akte evropiane, përforcohen kapacitetet administrative për transpozicion dhe implementim të akisë”, theksoi Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Dimitrov.
Këto janë ndryshimet që do të jenë të dukshme përmes projekteve konkrete nga më shumë sfera që do të inkurajojnë evropeizmin e Maqedonisë sonë si proces që pa marrë parasysh rrethanat lëviz vetëm në një drejtim – përpara drejt anëtarësimit në BE.
“Ekzistojnë sfida, nganjëherë ekziston rritëm e ngadalësuar nga ajo që ne do të donim, por nuk ka alternativë dhe nuk ka drejtim tjetër. Vetëm përpara. Do ta sjellim Evropën brenda”, tha Dimitrov në fjalën e tij në konferencën për shtyp me rastin e 100 ditëve të para të punës së Qeverisë.