Lajme
10.12.2020 11:26
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, sot mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, ku i paraqiti planet e Qeverisë për zbatimin e Planit Investues Ekonomik, e prezantuar në mbledhjen e sotme nga Eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varheji.
Dimitrov: “Të hënën e ardhshme do të mbahet mbledhja e Komitetit Nacional Investues me të cilën për herë të parë do të kryesojë Kryeministri dhe do të bëhet revizion i listës së vetme të projekteve, kurse paralelisht do të përcaktohet cilat projekte do të korrespondojnë me Planin ekonomik dhe investues”.
Zëvendëskryeministri Dimitrov në mbledhje potencoi rëndësinë e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, duke potencuar se në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë financuar 23 projekte me vlerë prej rreth 2,1 miliard eurosh në grante dhe hua, që është mbështetje e rëndësishme në portofolin tonë të investimeve kapitale.