Lajme
18.11.2020 06:41
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikola Dimitrov sot mori pjesë në online Samitin Evropian në Pragë në panelin e titulluar “Rikooperimi pas krizës së shkaktuar nga COVID19, si mundësi për një Evropë më të fuqishme nga perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Ai theksoi se ballafaqimi me pandeminë globale e shkaktuar nga COVID19 solidaritetin e tregoi në vepër.
“Bashkimi Evropian duke u ballafaquar edhe vetë me sfidat e COVID19, së fundmi miratoi Planin Investues Ekonomik, me qëllim që ta inkurajojë rimëkëmbjen ekonomike afatgjatë të rajonit, si dhe ta inkurajojë integrimin ekonomik rajonal përmes sigurimit të grantit në lartësi prek 9 miliardë euro në kuadër të IPA III, mjete të cilat janë të rëndësisë vitale për rimëkëmbjen e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo ndihmë financiare është dëshmi për mbështetjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor, e cila njëkohësisht ka kontributin e vetë edhe në përforcimin e partneritetit të ndërsjellë” – shtoi Dimitrov. Në këtë drejtim ai potencoi se përgjigja e përbashkët në luftën kundër COVID19, në fakt konfirmoi se politikat koordinuese dhe masat mund ta lehtësojnë dhe ta përshpejtojnë rimëkëmbjen socio-ekonomike.
Duke iu referuar procesit të zgjerimit, Dimitrov theksoi se përballja me sfidat nga brenda, shkon dorë më dorë edhe me projektin evropian thelbi i së cilit është stabiliteti, paqja dhe mënyra evropiane e jetesës e cila pasqyrohet përmes demokracisë parimi i së cilës është sundimi i ligjit.
Dimitrov: “Mosdhënia e vëmendjes së vërtetë, mos angazhimi në vendet e rajonit të cilat gjeografikisht i takojnë Evropës, do të ishte gabim strategjik i Bashkimit Evropian. Kur nuk flasim me zë të lartë në mbrojtje të parimeve evropiane BE dobësohet, pavarësisht a jemi qytetar të një vendi anëtar apo një vendi kandidat për anëtarësim në Union. Detyra për zgjerim si politikë evropiane është të zbatoj vlerat e saja dhe ai proces nuk duhet të jetë peng i çështjeve bilaterale”.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me përpjekjet e saja të kërkoje zgjidhje dinjitoze, duke e respektuar të drejtën tonë për vetëvendosje, në kuadër të parimeve evropiane.
Njëkohësisht, pavarësisht nga rezultati, evropianizimi i shoqërisë sonë, mbetet qëllimi kryesor i Qeverisë, reformat do të vazhdojnë sepse qëllimi i vërtetë i procesit aderues në të vërtet është pikërisht evropianizimi, vendosja e standardeve evropiane brenda. Në këtë proces çdo ndihmë nga miqtë tanë do të jetë i mirëseardhur- theksoi Dimitrov.