Në kuadër të vizitës dyditore në Paris, Zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov realizoi takim edhe me Karolin Vino, zëvendës i Sekretarit Gjeneral për Çështje Evropiane pranë Qeverisë së Francës ku u bisedua për praktikat e mira franceze dhe zbatimin e tyre në forcimin e kapaciteteve administratore të Sekretariatit për Çështje Evropiane, si drejtues kryesor i integrimeve të Maqedonisë së Veriut.
Dimitrov: „Përvoja franceze në kordinim me çështjet evropiane mundë të ndihmojë për përforcimin e kapaciteteve tona. Me ndihmën e miqve francez dhe me një përkushtim të fortë ndaj procesit, SÇE duhet të bëhet një administrate efikase dhe e respektuar në të mire të qytetarëve të vednin tonë".
Kjo është vizita e parë në Paris nga formimi I Qeverisë së re, dhe u realizua në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm pë Maqedoninë e Veriut, në pritje të përcaktimit të Kornizës Negociuese e cila duhet ti përfshijë elemntet që dalin nga Metodologjia e re për negociatat e anëtarësimit, e inicuar nga vet Franca.
Gjatë kohës së vizitës dyditore në Republikën e Francës Dimitrov kishte takime me: Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme Klemen Bon: kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Senatin e Francës , Zhan Fransua Rapen; Izabel Dumon këshilltare diplomatike për Evropën Kontinentale dhe Turqinë në kabinetin e presidentit Makron; Karolin Vino zëvendës i Sekretarit Gjeneral për Çështje Evropiane pranë Qeverisë së Francës dhe Liliana Tangi, deputete e Parlamentit nacional.
Në fokusin e bisedimeve ishte mbështjetja e Francës në këtë fazë kyce të euro-integrimeve tona – mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në deri në fund të vitit; dinamika e miratimit të Kornizës Negociuese, kurse u beisedua edhe për progresin e Maqedonisë së Veriut të notuar në Raportin e Komisionit Evropian si dhe për prioritetet kyçe nga agjenda e BE-së në të cilat Qeveria do të jetë e fokusuar në periudhën e ardhshme.