Lajme
21.10.2020 02:49
Pas Komitetit të përbashkët monitorues të IPA-s, debati u kahësua drejt sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore ne mbëedhjen e sotme të 4të të Komitetit Monitorues Sektorial me të cilat së bashku me përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, kryesoi Zëvendëskryeministri Nikola Dimitrov. Nga ana maqedone, në mbledhjen morën pjesë edhe ministrat përkatës për Drejtësi dhe i Punëve të Brendshme, Bojan Mariçiq dhe Oliver Spasovski.
Targetimi dhe shfrytëzimi efikas i mbështetjes finansiare që sigurohet nga Bashkimi Evropian për reformat në këtë sektor është e rëndësisë së veçantë duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre fushave të cilët janë pjesë e klasterit Themele.
ZKQ Dimitrov: "Çdo gjë që do të shfrytëzojmë nga ndihma aktuale nga BE-ja do të jetë e rëndësisë për përgatitje më të mirë dhe fillim të sigurtë të procesin aderues në klasterin që hapet i pari, kurse mbyllet i fundit dhe që ndikon në dinamikën e procesit negociues në përgjithësi.
MD Mariçiq: "Kalojmë nëpër reforma të mëdha në sektorin e drejtësisë. Mbështetja e përgjithshme nga BE-ja dhe të gjitha projektet na sollën hap më afër dhe kontribuan për përmirësimin e pavarësisë, llogaridhënies si dhe efikasitetin e gjyqësisë dhe prokurorisë, duke mundësuar drejtësi qasëse për qytetarët, si dhe përmirësim i dukshëm të kushteve nëpër burgje – në përputhje me standardet evropiane".
MPB Spasovski: Një nga arsyet e suksesit tonë i aritur viteve të fundit është pikërisht ndihma e vazhdueshme të cilën e marim përmes IPA-s. Do doja të theksoj se me ndihmën e këtij instrumenti, MPB si një nga shfrytëzuesi më i madh i IPA fondeve, mundësoi reallizim të projekteve të shumta, me çka ministra jonë siguroi mbështetje të rëndësishme në zbatimin e proceseve reformuese, si dhe mbështetjen e madhe materiale me çka dukshëm përmirësuan kapacitetet njerëzhore, teknike dhe infrastrukturore të cilat jan të domosdoshme për funksionim efikas".