Lajme
16.10.2020 03:39
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, si Koordinues Nacional për Ndihmë të Huaj sot mori pjesë në dorëzim-pranimin e donacionit të cilën Sllovakia iu siguroi Maqedonisë së Veriut përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të Bashkimit Evropian, si mbështetje në luftën kundër COVID-19.
Krahas Zëvendëskryeministrit Nikolla Dimitrov në dorëzim-pranimin morrën pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, Ambasadori dhe Shef i Delegacionit të BE-së Dejvid Gir, Ambasadori i Sllovakisë Henrih Markush dhe Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xheferoski.
Dimitrov theksoi se kjo krizë e madhe për njerëzimin, solidariteti global është kyçe; për kontinentin tonë solidariteti evropian është kyçe, dhe se sot jemi dëshmitar të një ndihme shumë konkrete të cilën Qeveria e Sllovakisë mike siguroi përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të Bashkimit Evropian dhe informoi se kjo është hera e pestë si shfrytëzohet ky Mekanizëm, duke e përfshirë këtu edhe ndihmën e mëparshme të Austrisë, Estonisë, Rumanisë dhe Gjermanisë.
ZKQ Dimitrov: "Ndihma e sotme Sllovake është konfirmim për miqësinë sllovake-maqedone, për solidaritet evropian, si dhe si trajtim i Maqedonisë së Veriut nga ana e BE-së tani më si pjesë e familjes evropiane" – potencoi Dimitrov duke theksuar se krahas ndihmës të cilën e morëm nga vendet anëtare, Bashkimi Evropian siguroi ndihmën më të madhe në këtë krizë, krahas atyre 4 milion eurove fillestare për pajisje medicinale dhe materiale në muajt e para të pandemisë, në mënyrë shtesë u siguruan 62 milion euro për menaxhim me pasojat socio-ekonomike, si dhe 160 milion euro si mbështetje makro-ekonomike.
"Kjo do të thotë se me mjetet e taksapaguesve evropian stabilizohet buzheti brenda, sigurohen kredi të favorshme dhe kredi për kompanitë tona vendore, ndihmohen masat aktive për punësim për qytetarët më të prekur dhe sigurohet mbrojtje të pajisjeve medicinale për mjekët tanë të cilët çdo ditë me kujdes luftojnë për të shpëtuar jetë njerzore.
Në veçanti vlersojmë që në kushte kur numri rritet dhe kriza është sfidë edhe për vendet anëtare, ata gjejnë mjete dhe resurse të na ndihmojnë dhe për këtë jemi mirënjohes" – theksoi Zëvendëskryetari i Qeverisë, Nikolla Dimitrov.
Ministri Filipçe iu falenderua Ambasadorit të Sllovakisë Henrik Markush për ndihmën e rëndësishme për sistemin shëndetësor, Ambasadorit të BE-së Dejvid Gir për mbështetjen e vazhdueshme që nga fillimi i krizës në procesin e bashkëpunimit, Zëvendëskryeministrit Nikolla Dimitrov dhe Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Adnan Xhaferoski, të cilët që nga fillimi i krizës ishin të kyçur në punën e shtabit ti cili koordinon punën në përgjithësi lidhur me menaxhimin me kovid krizën.
"Përmes Bashkimit Evropian dhe përmes bashkëpunimit bilateral me vende individuale anëtar të BE-së, ne praktikisht ndjejmë edhe në veten tono se çka do të thotë solidaritet evropian atëhere kur është më se e nevojshme. Nga vetë fillimi i pranuam punët më të rëndësishme të cilët përforcuan sistemin tonë shëndetësor. Ato ishin pjesë të pajisjeve para se gjithash maqina respiratore, maska mbrojtëse, materiale deri tek të cilat në fillim të krizës ishte vështir të arihen. Prakitkisht kishte deficit në të gjithë botën. Pamë se sa vlejnë këta mekanizma të ndihmës, pa të cilat me siguri se shumë vështir do të ballafaqoheshim me krizën. Mirënjohje deri tek Ambasadori Gir dhe për dyert e hapura për vitin e ardhshëm për bashkëpunim në pjesën e programeve të IPA-s për herë të parë edhe në sektorin e shëndetësisë. Falë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian ne fituam qasje të shpejtë në ilaçin Remdesivir", theksoi Filipçe.