Zëvendeskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot në Berlin e filloi vizitën e punës dyditore në Gjermani në takimin me Tomas Bager, këshilltar për politik të jashtme të kryetarit ,Frank Shtajnmer.
Zëvendëskryeministri Dimitrov informoi për prioritetet e Qeverisë së re, fokusi i të cilit është vënë në reformat e agjendës evropiane, duke theskuar përkushtimin ndaj transformimit kualitativ të shoqërisë në përputhje me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian.
Dimitrov: „ Qëllimi ynë primar përmes zbatimit të reformave është të ndërtojmë një demokarci moderne evropiane, e cila do të garantoj institucione të forta dhe përparim ekonomik në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut"
Bashkëbisduesit u pajtuan që miratimi i Kuadrit Negociues dhe mbajtja e konferencës së parë ndërkombëtare gjatë kohës së Presidencës Gjermane me BE-në është në interes të përbashkët.